24 Dhjetor 2024

Liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit diskutohet të enjten

Bruksel, 22 shkurt - Këshilli i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së të enjten do të shqyrtojë liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Propozimi është bërë me kërkesë të Francës dhe Holandës, ku dy vendet kërkojnë që vendet anëtare të miratojnë dhe të vendosin mekanizma të qartë për ndërprerjen e liberalizimit të vizave për vendet që nuk respektojnë kushtet.

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve anëtare do të rishikojnë propozimin për aplikimin e klauzolave specifike për pezullimin e regjimit të liberalizimit të vizave me disa nga vende tjera, me një procedurë të përshpejtuar, nëse kërkohet nevoja.

Në qendër të vëmendjes së këtij takimi do të jetë edhe fluksi i shtuar i emigrantëve tunizian drejt porteve të Italisë.

Kërkesa për shqyrtimin e liberalizimit të vizave ka ardhur pas vërshimit masiv të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët po keqpërdorin liberalizimin e vizave. Deri tani nuk jepen hollësi ne a do të mbështet kjo nismë nga ana e Komisionit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)