10 Janar 2025

Liberalizim i vizave pas demarkacionit dhe luftimit të korrupsionit

Bruksel, 5 shtator - Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) diskutoi këtë të hënë draftin e dorëzuar nga raportuesja speciale për Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave, Tanja Fajon.

Komiteti miratoi me 25 vota pro, 24 dhe dy abstenime kundër raportin e eurodeputetes sllovene, por me një kusht.

Komiteti miratoi ngritjen e ekipit negociator me Këshillin, por refuzoi me 24 vota pro dhe 25 kundër nisjen e këtyre bisedimeve për arritjen e marrëveshjes.

Komiteti thotë se marrëveshja e lëvizjes së lirë do të ratifikohet vetëm pas plotësimit të kritereve të vendosura nga Bashkimit Europian, mes të cilave është edhe shenjimi i vijës kufitare me Malin e Zi (demarkacioni).

Votimi i sotëm është konfirmim se Parlamenti Evropian nuk do ecë tutje në procedura drejt heqjen së vizave pa plotësimin e kushteve nga Prishtina zyrtare, para së gjithash ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, si dhe dëshmitë konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
Sot edhe deputetët që mbështesin heqjen e vizave për Kosovën dhe kërkuan votën, paralajmëruan se nuk do e dorëzojnë në seancë plenare pa i parë rezultatet në Prishtinë.

“Unë besoj se heqja e vizave do të përçojë një sinjal të fortë për qytetarët e Kosovës, që të mos humbasin shpresën dhe aspiratat në rrugën drejt integrimit, që shkon përmes reformave”, tha raportuesja Fajon. 

Për heqje të plotë të regjimit të vizave, krahas Parlamentit Evropian nevojitet pëlqimi edhe i këshillit të ministrave të BE-së në nivel të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)