09 Janar 2025

Liberalizim i vizava jo përpara vitit 2014

Prishtinë, 18 mars - Qytetarët e Kosovës, të paktën gjatë këtij viti, nuk do të mund të lëvizin pa viza, ashtu sikurse ishte premtuar nga qeveritarët e vendit.

Ishte një burim ndërkombëtar, i cili bëri këto deklarata në të përditshmen kosovare “Zëri”. Sipas tij, liberalizimi nuk do të jetë i arritshëm madje as në 2013-n, ndërsa Kosova ka shanse, në rastin më të mirë, për të arritur këtë lehtësi duke nisur nga 2014-ta.

Sipas tij, janë ngecjet e shumta në fushën në fushën e drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe në luftimin e korrupsionit, kanë dëmtuar rëndë procesin, duke i pamundësuar dy milionë shtetasve të Kosovës që të lëvizin lirshëm në vendet Schengen.

Gjithashtu, një tjetër problem i rëndësishëm për Prishtinën mbetet ai i forcimit të kritereve për ruajtjen e kufinjve.

”Ju nuk keni plotësuar asnjë prej kritereve për liberalizim dhe edhe sikur të ishte kështu, liberalizimi nuk do të bëhej dot i mundur edhe për 24 muaj të tjerë”, deklaroi diplomati, i cili deshi të mbetej anonim.

Deklaratat e tij erdhën ndërsa Prishtina zyrtare arriti një sukses të ri në fushën e njohjeve, me shtetin e vogël afrikan të Sao Tomes që u shndërruar në të 89-in që njeh Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)