11 Janar 2025

Letërnjoftimet e 120 mijë personave në Francë janë të falsifikuara

Paris, 25 dhjetor - Zyra franceze e anti-krimit njoftoi se kartat e identitetit të 120 mijë personave në Francë janë të falsifikuara.

Gazeta franceze Le Figaro duke u bazuar në një raport të kësaj zyre, bëri të ditur se në vitin 2014, mbi 120 mijë francezë kanë patur letërnjoftime të falsifikuara dhe gjatë pesë viteve të fundit për shkak të vjedhjes apo falsifikimit numri i këtyre personave është shtuar me 21%.

Disa ekspertë janë shprehur se numri i personave që kanë letërnjoftime false në Francë i kalon 200 mijë vetë.

Pas sulmeve terroriste të 13 Nëntorit 2015 në Paris, u bë e qartë paaftësia e autoriteteve franceze në sistemin e identifikimit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Interpoli bëri të ditur se 450 mijë persona në Europë kanë pasaporta të falsifikuara dhe shprehu shqetësimin se falsifikimi i dokumenteve të identitetit e vështirëson shumë identifikimin e terroristëve dhe keqbërësve në vendet europiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)