13 Janar 2025

Lesotho njeh Pavarësinë e Kosovës

New York, 11 shkurt - Mbretëria e Lesotho bëhet shteti i 106-të i cili njeh Pavarësinë e Kosovës.

Njohja i është konfirmuar të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga homologu i tij, Mohlabi Tsekoa.

“Para pak minutash mu konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falënderova Ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë. Tani numërojmë 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Urime! EH

Ndërkohë këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka shprehur gëzimin e tij me këtë rast.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesothos, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Mbretëria e Lesothos shtrihet në kontinentin afrikan dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1966.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)