Lehne: “Veriu” të përfshihet në bisedime
Bernë, 20 mars - Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të bëhet më shumë politik dhe të shqyrtojë çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës, ka thënë diplomati austriak, Shtefan Lehne.
”Edhe pse dialogu i deritashëm teknik ka qenë produktiv, për t’u arritur përmirësim i dukshëm i marrëdhënieve, është i domosdoshëm një proces gjithnjë e më shumë politik”, ka thënë Stefan Lehne për mediat serbe.