10 Janar 2025

Le Figaro: Franca arrestoi Haradinajn për llogari të serbëve

Paris, 5 janar - E përditshmja franceze \"Le Figaro\" ka raportuar për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

\"Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkuar nga Serbia për krime lufte, është arrestuar sot në aeroportin Basel-Mulhouse-Friborg, kanë bërë të ditur burimet policore franceze\", shkruan \"Le Figaro\".

\"Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse\", thuhet në shkrimin e gazetës franceze.

\"Një fletarrestim ndërkombëtar ndaj tij është lëshuar më 2004 nga Serbia. Ish-udhëheqësi i kryengritësve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë ka qenë kryeministër në vitet 2004 dhe 2005. I gjykuar për krime lufte, ai është shfajësuar dy herë nga Tribunali i OKB\'së në Hagë\", përfundon shkrimi i \"Le Figaro\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)