Lavrov: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë
“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës, pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, u shpreh Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti.
Sipas tij, situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur, pasi grupe të serbëve lokalë janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Të premten e kaluar, Policia e Kosovës ka hyrë me forcë në këto komuna për t’i instaluar kryetarët e rinj.