Lavrov kërkon fillimin e bisedimeve
Moskë, 2 mars - Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet mes vete.
Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt. Ka ardhur koha për tu ulur rreth tryezës së bisedimeve ka thënë në Gjenevë kryediplomati rus Lavrov, ku ka marrë pjesë në Konferencën për çarmatim.