Lavrov flet në konferencën e OKB, diplomatët e injorojnë dhe largohen nga salla
New York, 1 mars - Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë janë larguar ditën e sotme gjatë një fjalimi me video-lidhje të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë të mbajtur ditën e martë.