24 Dhjetor 2024

Largimi i UNMIK-ut, kundërproduktiv për Moskën

Moskë, 24 shkurt - Diplomacia ruse beson se përpjekjet për të larguar misionin e OKB-së nga Kosova janë kundërproduktive, deklaroi përfaqësuesi i Moskës pranë BE-së.

“Sipas rezolutës 1244 të KS-së të miratuar në vitin 1999, rezolutë e cila nuk është shfuqizuar, Kosova mbetet në juridiksionin e OKB-së. Fakti se Kosova njihet nga 70 shtete nuk e ndryshon situatën, pasi ky numër përfaqëson një pakicë në mesin e bashkësisë ndërkombëtare. Ata janë vetëm një e treta e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha diplomati rus Çizhov.

Duke folur për EULEX-in ai theksoi se misioni i 27 vendeve të BE-së, pesë nga të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, “ka hapësirë të kufizuar veprimi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)