09 Janar 2025

Lambsdorff: Veriu nuk është pjesë e Serbisë

Berlin, 23 shkurt - Ministri Westerwelle ka thënë disa herë gjatë vizitave të tij në rajon se kufijtë në Ballkan për ne janë të fiksuar, kjo vlen edhe për veriun e Kosovës.

"Kosova veriore nuk është pjesë e Republikës së Serbisë dhe ne për më tepër nuk besojmë se një ndarje mund të jetë zgjidhje për problemin e Kosovës veriore" ka deklaruar Nikolaus Graf Lambsdorff përfaqësuesi special i Ministrisë së Jashtme për Evropën Jug-Lindore.

Sipas Nikolaus Graf Lambsdorff, e ardhmja dhe perspektiva evropiane e Serbisë dhe Kosovës do të varet shumë nga rezultate e dilogut që po zhvillohet dje dhe sot në Bruksel.

“Për këtë çështje fillimisht do të konsultohen ministrat e jashtëm të BE më 28 shkurt, ndërsa vendimin do ta marrin në samitin e BE-së me 1 mars. Ende nuk dihet se do të rrjedhin zhvillimet, pasi edhe më tej janë dy probleme qenësore nuk kanë marrë zgjidhje përmes dialogut.

Të dyja palët duhet të gjejnë kompromise në bisedimet e përmendura, ndërkaq, pastaj çdo marrëveshje duhet të zbatohet në praktikë, ka thënë përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme Gjermane për DW.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)