Lamberto Zannier largohet së shpejti nga Kosova
Prishtinë, 17 qershor - Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier do të largohet së shpejti nga Kosova pasi qe ai është në listën për sekretar të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe i ka të gjitha gjasat që të fitojë garën.
Numri një i misionit ndërkombëtar funksional vetëm në very Zannier, i cili ka ardhur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, e ka konfirmuar për gazetën Zëri mundësinë e largimit të tij nga UNMIK-u.
Ai ka pohuar se është në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së por ende nuk e ka fituar këtë garë.
Procedurat janë duke vazhduar dhe pritet një propozim formal nga OSBE, ka thënë Zannier, duke shtuar se brenda pak ditësh pritet të dihet edhe emri i fituesit.
Zannier aktualisht gjendet në Bruksel, ndërsa duket se nuk është shqetësuar fare nëse do ta braktisë punën në UNMIK, respektivisht në Kosovë.
Të gjithë përfaqësuesit e huaj njëherë duhet të largohen nga Kosova. Edhe unë duhet të largohem, tani apo një herë tjetër. Por, këtë do ta mësojmë javën tjetër, ka thënë Zannier.
Diplomati italian, i cili mandatin e tij në UNMIK e ka nisur më 13 qershor të vitit 2008, thotë se për periudhën trevjeçare kanë mbetur probleme të pazgjidhura në Kosovë, edhe pse për disa çështje, sipas tij, ka pasur progres.