09 Janar 2025

Lajçak: Vendimi për Serbinë nuk varet nga marrëveshja

Bruksel, 25 shkurt - Diplomati evropian Mirosllav Lajçak tha se për marrjen e kandidaturës së Serbisë duhet të votojnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se për Bashkimin Evropian është me rëndësi përparimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, vendimi për kandidaturën iu takon shteteve anëtare.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se Këshilli i Ministrave do të vlerësojë më 1 mars, nëse Serbia i ka përmbushur tri kushtet e caktuara në dhjetor nga ky organ, për të fituar kandidaturën.

“Sot jemi shumë afër kësaj date, por ende nuk jemi në të. Nuk do të ishte e përgjegjshme që tani të spekuloj”, ka thënë Lajçak, drejtor ekzekutiv për Evropën dhe Azinë Qendrore në departamentin për Punë të Jashtme të BE-së.

Ai tha se kushtet tashmë dihen, ndërkaq parimi i bashkëpunimit rajonal, mbetet një nga parimet thelbësore të integrimit evropian.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)