Lajçak: Udhëheqësit e Kosovës, partnerë të besueshëm
Bruksel 25 shkurt - Drejtori ekzekutiv i Bashkimit Evropian për Ballkanin, Miroslav Lajcak ka theksuar se Bashkimi Evropian i sheh udhëheqësit e rinj të Kosovës si partnerë të besueshëm, që janë zgjedhur në mënyrë demokratike, pavarësisht akuzave të bëra së fundi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi.
Ai ka shtuar se BE pret që institucionet e reja t`i përmbushin kriteret evropiane dhe fillimin sa më të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd.