Lajçak: Takimi Jahjaga- Nikoliq, hap i duhur
Bratisllavë, 11 shkurt - Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka se beson që takimi Jahjaga- Nikoliq është hap në drejtimin e duhur.
Sipas tij, ky takim duhet të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve, si dhe të paraqes një mbështetje për procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të rifillojë më vonë këtë muaj, shkruan gazeta serbe Danas.
Unë dua të inkurajoj edhe Beogradin e edhe Prishtinën që të mbeten të angazhuara në mënyrë konstruktive dhe të vazhdojnë përpjekjet me qëllim të përmbushjes së kushteve për progres të mëtejshëm në rrugët e tyre evropiane, ka thënë Lajçak.