Lajçak përgënjeshtron "planin special për Kosovën"
Bratisllavë, 11 maj - Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak përsëri përgënjeshtron se po përgatit `një plan special për Kosovën`. Zgjidhjen për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë duhet kërkuar në rajon e jo jashtë tij, e njëjta gjë vlen edhe për BeH, thotë Lajçak.
Ai ka theksuar se gjatë qëndrimit në Kosovë me zyrtarët e atjeshëm ka biseduar për konferencën e kushtuar Ballkanit Perëndimor, si dhe që rezultatet e atyre bisedave ia ka përcjellë ministrit të jashtëm spanjoll Migel Anhel Moratinos, i cili sipas fjalëve të Lajçakut, në bazë të asaj duhet të zhvillojë aktivitetet në organizimin e këtij takimi.
Lajçak shpreson që në konferencën e Sarajevës më 2 qershor do të jenë prezentë të gjithë lojtarët relavantë rajonalë dhe ndërkombëtarë