25 Dhjetor 2024

Lajçak nuk do të jetë përfaqësues special i BE-së në Kosovë

Prishtinë, 14 prill - Mirosllav Lajçak nuk do ta ushtrojë detyrën e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë nga Brukseli.

Peter Feith së shpejti do të mbetet me vetëm një post në Kosovë, sepse pas datës 30 prill nuk do të jetë më i dërguar i posaçëm i BE-së për Kosovën.

Ai do të mund ta ndiejë këtë edhe si lehtësim, sepse nuk do të ketë më nevojë të ketë kujdes që të mos e quajë Kosovën si shtet.

Ndërkohë BE-ja është ende duke përpiluar plane për “rigrupim” të pranisë së saj në Kosovë, plane për shkak të të cilave Peter Feith do të mbetet pa njërin prej dy sheshirave të tij të deritashëm.

Edhe për këtë është debatuar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel të mërkurën me drejtorin menaxhues, Miroslav Lajcak.

Thuhet se  brenda 2 deri 3 muaj do të sqarohet prania e ardhshme e BE-së dhe se planifikohet unifikimi i dy zyrave të tashme, atë të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së me atë të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Por, derisa kjo të mos ndodhë, Lajcak ka thënë se ai nuk do të jetë personi, i cili do të ushtrojë detyrën e EUSR-it nga Brukseli.

Disa burime diplomatike në Bruksel kanë thënë se deklaratat e mëparshme të Lajcakut kundër pavarësisë së Kosovës, dhe fakti se vjen nga një vend i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kanë ndikuar që ai të mos e konsiderojë këtë rol as në një kohë kalimtare.

Prandaj, thonë burimet diplomatike, së shpejti do të caktohet një nëpunës tjetër nga BE-ja, përmendet emri i Fernando Gjentilinit, i cili do ta luante këtë rol derisa BE-ja nuk të vendosë për emërimin e një përfaqësuesi të lartë me mandat të plotë në Kosovë, i cili do të ketë mbi vete edhe rolin e ri si shef i Zyrës së Komisionit Evropian, por jo edhe atë të përfaqësuesit civil ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)