11 Janar 2025

Lajçak: Në veri duhet të respektohen ligjet

Bratisllavë, 4 prill - Mosarritja e marrëvesgjes në raundin e tetë të bisedimeve nuk mund të konsiderohet si fundi i negociatave mes dy vedneve. Kurrsesi nuk duhet të merret si dështim përfundimtarë apo që edhe Bashkimi Evropian është tërhequr nga dilogu, shprehet ministri sllovak i Punëve të jashtme, Miroslav Lajçak.

\"Na presin ende aktivitete shumë intensive, jo aq të dukshme, më shumë prapa skenave”, ka thënë ministri sllovak i Punëve të Jashtme.

\"Kanë mbetur edhe disa ditë deri sa Ashton të publikojë rekomandimet e veta. Për Serbinë është motivim i madh marrja e datës për bisedime për anëtarësim në BE”, ka thënë ai shkruan Indeksonline..

\"Sot veriu i Kosovës është vend i askujt, pa sundim ligji dhe kjo gjë nuk i përgjigjet asnjë njeriu. Normalisht se atje duhet të respektohen ligjet dhe “rregullat e lojës”.

\"Pala kosovare ka frikë se mund të krijohet mekanizmi që do të bllokonte funksionimin e Kosovës. Pala serbe frikësohet se do të privohet nga të drejta e veta. Nuk pati sukses që të ndryshojnë këto qëndrime”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)