Lajçak në Beograd, bisedon edhe për Kosovën
Beograd, 4 qershor - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot në Beograd.
Siç raportojnë mediat serbe, ai do të takojë homologun serb, Ivan Mërkiq, ashtu si edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe Ivica Daçiq.
Tema kryesore të bisedimeve do të jenë rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Lajçak viziton Beogradin pas qëndrimit në Zagreb.