Lajçak: Ndarja e Kosovës nuk është temë bisedimesh
Prishtinë, 13 prill - Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, deklaroi se deri në 24 prill do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd, që synon zgjidhjen e problemeve të përditshme për banorët e Kosovës.
Në një diskutim në komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ai tha se për Bashkimin Evropian, ndarja e Kosovës nuk është temë e bisedimeve.
\"Do të jemi ambiciozë të arsyeshëm dhe do të shkojmë përpara aq shpejt sa janë në gjendje të pranojnë Beogradi dhe Prishtina\", tha Lajçak.
Ai shtoi se dy takimet e para në mars janë zhviluar në atmosferë konstruktive.