11 Janar 2025

Lajçak: Ndarja e Kosovës do të kishte ndikim negativ në rajon

Lubjanë, 12 dhjetor - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak ka deklaruar për revistën NIN të Beogradit se ndarje eventuale e Kosovës do të kishte ndikim negativ në stabilitetin dhe raportet në rajon.
 
Lajçak ka shfaqur shpresën se negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës ”do të vazhdojnë me qëllim të arritjes së marrëveshjeve të pranueshme reciprokisht e të zbatimit të tyre” dhe ka shfaqur pritjet se së shpejti do të arrihet edhe marrëveshja në fushën e energjetikës dhe telekomunikacioneve.

Lidhur me spekulimet për këmbimin e mundshëm të pjesës së territorit në jug të Serbisë për pjesët veriore të Kosovës, Lajçak ka vlerësuar se ndryshimi i kufijve sipas vijave etnike apo fetare nuk është zgjidhje afatgjate dhe mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve.

Duke iu përgjigjur pyetjes për pohimet se Serbia do të mund të jetë e “pajtueshme” për koncesione në Kosovë ashtu që fuqimisht do të lidhej me Republikën Srpska, Lajçak ka shtruar pyetjen kush do të fitonte me këtë e kush do të humbte dhe a do të ishte kjo më mirë për rajonin dhe Bashkimin Evropian”?

”Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë dy vende të pavarura e sovrane, marrëdhëniet e të cilave janë rregulluar me marrëveshje bilaterale dhe multilaterale dhe të cilat kanë ambicie të bëhen anëtare të BE”, ka deklaruar Lajçak.

Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet kërkuar më parë në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. ”Po kërkohet zgjidhje e cila do të krijonte kushte për raporte afatgjata të qëndrueshme midis tyre dhe që do ti kontribuonte stabiliteti në rajon” ka vu në dukje përpos tjerash, Ministri Jashtëm sllovak Lajçak, në intervistën për javoren NIN të Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)