10 Janar 2025

Lajčák konfirmon njohjen e pasaportave të Kosovës nga Sllovakia

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr sot konfirmimin zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, për vendimin e Qeverisë së Sllovakisë për njohjen e plotë të pasaportave të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin Lajčák dhe Qeverinë e Sllovakisë për këtë vendim, i cili do të lehtësojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Tash e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës që posedojnë viza Schengen do të kenë mundësi të udhëtojnë edhe në Sllovaki.

Ky vendim vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shtuar përpjekjet për të bindur pesë shtetet e Bashkimit Evropian që t’i bashkohen sa më shpejt pjesës tjetër të BE-së, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)