Lagarde: Më shumë me vjen keq për nigerianët se sa për grekët
Washington, 28 maj - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, ka thënë se FMN-ja nuk ka për t'i zbutur kushtet e borxhit që i ka dhënë Greqisë dhe se grekët nuk duhet të presin simpati prej tyre.
Lagarde në reportazhin që i dha gazetës "The Guardian" tha se grekët duke paguar taksat duket të fillojnë të ndihmojnë në mënyrë kolektive njëri tjetrin.
Lagarde gjithashtu vuri në dukje se "më tepër se njerëzit që jetojnë në Athinë, ajo ndjen simpati për ata që jetojnë nëpër vende edhe më të skamura dhe që kanë kushte jetese më të vështira".
"Kur përmendet Athina më vijnë ndërmend edhe njerëzit që nuk paguajnë taksa. Këta njerëz duhet të përpiqen t'i zgjidhin vetë problemet e tyre. Unë mendoj për fëmijët në një fshat të vogël të Nigerit të cilët janë ulur tre vetë në një bankë dhe që arsimohen dy orë në ditë pavarësisht entuziazmit të tyre. Unë gjithmonë mendoj për ata. Sepse këta njerëz kanë më tepër nevojë se sa ata që jetojnë në Athinë", tha ajo.
Lagarde duke përmendur ata që nuk paguajnë taksat në Greqi tha: "Prindërit grekë duhet të marrin përsipër përgjegjësi. Në qoftë se fëmijët e tyre ndikohen nga shkurtimet publike atëherë ata duhet të paguajnë taksat".