11 Janar 2025

Lagarde akuzohet për abuzim me pushtetin

Paris, 20 mars - Policia franceze ka ushtruar kontroll në apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në Paris, në kuadër të një hetimi, “për abuzimin me pushtetin”, gjatë kohës kur ajo kryente detyrën e Ministres së Financave të Francës.

Prokurorët po përpiqen të përcaktojnë nëse ajo ka ndikuar në panelin e gjykatësve, i cili në vitin 2008 urdhëroi që banka “Credit Lyonnais”, të paguante një dëmshpërblim prej 400 milionë eurosh për biznesmenin, Bernard Tapie, një prej mbështetësve të ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy.

Lagarde ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj saj. Çështja “Tapie- Credit Lyonnais” ka të bëjë me konsulencën që banka i dha biznesmenit për shitjen e firmës “Adidas”, në fillim të viteve ‘90 dhe veçanërisht faktin se instituti, fillimisht bleu kompaninë nga Tapie, për ta shitur më pas, me një çmim më të lartë.

kështu, në vitin 2008, gjykata vendosi për dëmshpërblimin e Tapie shumën prej 403 milionë eurosh, duke pranuar gabimet e Bankës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)