11 Janar 2025

Kuvendi i Serbisë miratoi rezolutën për Kosovën

Beograd, 13 janar - Kuvendi i Serbisë ka miratuar rezolutën për Kosovën pas mesnatës, pas një debati që ka zgjatur tërë ditën.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat serbe, është vendosur që të zbulohet për publikun platforma, mbi bazë të së cilës do të zhvillohen bisedimet me Kosovën.

Teksti i platformës, që njëherë është thënë se do mbetet sekret, do të publikohet në webfaqen e Qeverisë së Serbisë.

Me rezolutën parashihet që të gjitha bisedimet e ardhshme me Prishtinën duhet të jenë në përputhje me këtë dokument, e në veçanti insistohet në ngritjen e një autonomie për komunat serbe.

Teksti i parë i rezolutës është ndryshuar me tri amendamente të propozuara nga Këshilli për Kosovën, për të cilat është arritur pajtim në takimin e përbashkët në mes të presidentit serb, kryeministrit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Platforma politike për bisedimet me përfaqësuesit e Prishtinës, parasheh që "çdo zgjidhje e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 12 44 dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)