Kushti i ri, Kosova në OKB
Beograd, 19 prill - Pika e 14-të e marrëveshjes, me të cilën Serbia nuk është pajtuar në raundin e nëntë thotë që Serbia e Kosova mos ta pengojnë njëra-tjetrën në organizatat ndërkombëtare, që përfshinë edhe Kombet e Bashkuara.
E përditshmja serbe Blic në numrin e së premtes ka publikuar raportin për raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me titull Kushti i ri, Kosova në OKB.
Qeveria e Serbisë ka marrë draftin e marrëveshjes për të cilin është pajtuar të mërkurën, por në të cilin është ndryshuar pika 14. Një hap i tillë ka zhgënjyer negociatorët serbë, thuhet në artikull.