11 Janar 2025

Kushtetuesja e Serbisë shqyrton marrëveshjet me Kosovën

Beograd, 11 dhjetor - Gjykata Kushtetuese e Serbisë do të shqyrtojë çështjen në lidhje me kushtetushmërinë e marrvëshjeve të arritura me Prishtinën, njoftojnë mediat serbe.

Bëhet fjalë për urdhëresat e Qeverisë për kontrollin e vendkalimeve kufitare, për librat amzë, mbi njohjen e diplomave të shkollave të mesme dhe atyre universitare të Kosovës.

Vlerësimin e ka kërkuar Partia Demokratike e Serbisë, derisa kryetari i saj, Vojisllav Koshtunica, ka kërkuar nga Gjykata që sa më parë të sqarojë marrëveshjet.

Nga Gjykata Kushtetuese është thënë se për këto pyetje është kërkuar përgjigje nga qeveria e Serbisë para një muaji e gjysmë, por ende mungon një e tillë.

Një ditë më parë, në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe në Merdarë ka nisur së zbatuari Marrëveshja për Inegrimin e Menaxhuar të Kufirit (IBM) e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)