Kushner: Serbia dhe Kosova ta harrojnë të kaluarën
Paris, 2 qershor - Sfida më e madhe për bashkësinë ndërkombëtare në Ballkan është zgjedhja e liderëve, ka thënë Kushner duke shtuar se qytetarëve në shtetet e Ballkanit duhet mundësuar të zgjedhin liderë politikë përgjegjës, të cilët udhëheqin vizione politike drejt së ardhmes.
Do të doja që samiti i Sarjevës të jetë një demonstrim i uniteti të Bashkimit Evropian dhe gjithë Ballkanit. Kështu ka theksuar Ministri i Jashtëm francez, i cili vetë nuk do të marrë pjesë në samitin e BE që tashmë ka filluar.
Ministri i Jashtëm francez tha se shpresonte që konferenca në Sarajevë do ti japë një shtysë të fort procesit të zgjerimit të Be-së, pasi ky proces favorizon jo vetëm zhvillimin ekonomik të rajonit, por forcon edhe stabilitetin.
Vendet e Ballkanit, para së gjithash, Serbia dhe Kosova, duhet të vazhdojnë reformat dhe të shikojnë drejt të ardhmes duke mbyllur fletën nga e kaluara e dhimbshme. Kushner tha se samiti i Sarajevës do të nxjerrë në pah angazhimin e vendeve anëtare për procesin e zgjerimit, duke i bërë me i dije opinionit publik faktin e vendeve të Ballkanit Perëndimor se e kanë vendin në Bashkimin Evropian.
Sfida më e madhe për bashkësinë ndërkombëtare në Ballkan është zgjedhja e liderëve, ka thënë Kushner duke shtuar se qytetarëve në shtetet e Ballkanit duhet mundësuar të zgjedhin liderë politikë përgjegjës, të cilët udhëheqin vizione politike drejt së ardhmes.
Liderë që do të duhet të tregohen në nivel të perspektivës historike. Sa i përket Kosovës Kushner tha se Franca konsideron se pranimi i realitetit në Kosovë është element i stabilitetit. Kjo ka qenë arsyeja që Franca ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë Kushner për mediat serbe.