Kurz: Dialogu Beograd - Prishtinë duhet të vazhdojë
Vjenë, 26 shkurt - Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, i cili është për një vizitë zyrtare në Beograd ka deklaruar se pavarësisht se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme të Serbisë, është në dorën e tyre që të vendosin prioritetet për rrugën evropiane.
Sebastian Kurz shprehet se dialogu i Beogradit me Prishtinën duhet të vazhdojë dhe rezultatet që dalin nga ky dialog, duhet të implementohen.
Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, ppas vizitës së sotme në Beograd nesër do të vizitojë Prishtinën.