Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për zgjerim e bashkëpunimit me Greqinë
Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.
Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.
U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës.