Kurti, po qëndron për një vizitë në Britani të Madhe
Londër, 9 maj - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë në Britani të Madhe.
Më 10 maj 2014, me ftesë të Kolegji St. John, Universiteti i Oxfordit, ai do të jetë pjesë e panelit në konferencën me titullin Pajtimi dhe drejtësia në Ballkanin Perëndimor që organizohet po nga ky kolegj. Në këtë konferencë, ai është i ftuar të flasë mbi temën Paqja pa ndarje.
Përpos pjesëmarrjes në këtë konferencë, z.Kurti do të takojë edhe bashkatdhetarë që jetojnë në Britani të Madhe.