13 Janar 2025

Kurti dhe Demaku po qëndrojnë në Bruksel

Bruksel, 17 shkurt - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe njëherësh kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti dhe Sekretarja për Marrëdhënie me Jashtë dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Puhie Demaku, po qëndrojnë për një vizitë treditore në Bruksel.

Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në kuadër të planit të takimeve, sot ka takuar z. Karl Vanlouwe, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, në Senatin e Parlamentit Federal të Belgjikës. Me këtë rast ata këmbyen pikëpamjet mbi marrëdhëniet Kosovë - Belgjikë si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Kurti dhe znj. Demaku kanë njoftuar z. Vanlouwe për gjendjen aktuale në Kosovë duke theksuar nevojën për ndihmën e Belgjikës sidomos në sferën e ekonomisë dhe të arsimit. Ata kane folur edhe për luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për sundim të rendit, duke shpalosur kështu edhe alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas këtij takimi, delegacionin e VETËVENDOSJE!-s e priti edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Multilaterale, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës, z. Jean Arthur Regibeau. Gjatë këtij takimi z. Kurti potencoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral, duke vënë në pah vështirësitë e shumta në zhvillim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe shtetit zhvillimor.

 Regibeau potencoi se perspektiva evropiane për Kosovën lidhet kryekëput me përmbushjen e kritereve dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ai u pajtua në konstatimin se korrupsioni dhe lufta kundër këtij fenomeni janë esenciale për të arritur një zhvillim të kënaqshëm.

Në këtë takim u bisedua edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me ç\'rast palët u dakorduan se një proces i lirë dhe demokratik elektoral është i domosdoshëm për një shtet në zhvillim siç është Kosova. Me këtë rast u vlerësua edhe roli i mbikëqyrësve të BE-së në zgjedhjet lokale dhe avancimi i këtij misioni më shumë në mbikëqyrës statik.

Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i vazhdon takimet nesër në Parlamentin Evropian dhe në Komisionin Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)