Kurir: Thaçi dhe Haradinaj radhiten si xhelatë të serbëve
Beograd, 24 korrik - Gazeta serbe Kurir në një shkrim të saj ka përshkruar se xhelatët kundër popullit serb akoma nuk janë dënuar.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj janë përshkruar si xhelatë, ku janë radhitur edhe emra të tjerë të personaliteteve politike dhe ushtarake kroate dhe hungareze.
Sipas gazetës, Serbia pasi që dorëzoi të akuzuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës, janë të tjerët që kanë vrarë pasivisht serbët dhe i kanë ikur përgjegjësisë.
Milivoje Ashner (1913-2011), shef i policisë së Ustashëve në Slavonska Pozhega 1941-42, ndërsa me ftesë të ish-presidentit kroat Franjo Tugjman në vitin 1990 kthehet nga Gjermania në Kroaci, duke u angazhuar ushtarakisht.
Shandor Kepiro (1914), kapiteni hungarez dhe i xhandarmerisë i akuzuar për vrasjen e 1.200 serbëve në vitin 1942 në Novi Sad. Ai ishte strehuar në Argjentinë, ndërsa në vitin 1996 ishte kthyer në Hungari, ku edhe jeton.
Andrija Artukoviq (1899-1988), ministër i Qeverisë së NDH-së dhe anëtar i organizatës së ustashëve nga viti 1929. Në vitin 1986 ishte i dënuar për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së dytë botërore.
Ai ishte i dënuar për vdekje, ndërsa për shkak të sëmundjes ndaj tij u shqiptua dënim i përjetshëm, dhe në vitin 1988 vdiq në spitalin e burgut. Ai akuzohej për gjenocid ndaj serbëve, hebrenjve dhe romëve.
Në mesin e të akuzuarëve të tjerë janë Dinko Shakiq, Gjuro Brodarac, Ante Paveliq si dhe dy emrat e skenës politike kosovare dhe ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.