10 Janar 2025

Kurir: Kosova e pavarur, por me kontrollin e NATO-s

Prishtinë, 11 shtator - \"E pavarur, por me kontrollin e NATO-s\". Kështu e titullon sot artikullin e saj kushtuar Kosovës, gazeta austriake “Kurir”.

Gazeta citon ushtarakun e lartë austriak, Johann Luif, i cili deri më 7 shtator ka qenë zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë të ketë thënë se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë do të zgjasë së paku edhe pesë vjet.
 
Kosova përfundoi mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë dhe është plotësisht e pavarur, por megjithatë problemet e vjetra vazhdojnë ta përcjellin këtë vend, thuhet tutje në artikull. Në Kosovë edhe më tutje do të mbesin ushtarët e NATO-s.

Gazeta vjeneze, “Kurir” shkruan sot për rolin e Austrisë në Kosovë dhe nënvizon faktin se i vetmi politikan i lartë perëndimor që mori pjesë në ceremoninë festive ishte zëvendëskancalari dhe njëherit ministër i jashtëm i Austrisë Miahil Shpindeleger. Ndonëse Kosova ka fituar sovranitetin e plotë, të pazgjidhura mbesin problemet e vjetra të shtetit të ri.

Gazeta citon ushtarakun e lartë austriak, Johann Luif, i cili deri më 7 shtator ka qenë zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë të ketë thënë se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë do të zgjasë së paku edhe pesë vjet.

Ai thotë se sfida kryesore e vendit është papunësia dhe kufijtë e diskutueshëm në veri. Ushtaraku i lartë austriak ka theksuar për “Kurir” se janë mbi 100 ushtarë të KFOR-t që ishin lënduar në trazirat e muajve të kaluar në veri.

Gazeta njofton se në kuadër të KFOR-it në Kosovë, do të mbetën edhe më tej 363 ushtarë austriake, ndërsa nënvizohet se ky numër do të rritet në 500 në muajin tetor përmes një batalioni rezervë, i cili bashkë me trupa gjermane, do të vendosën në veri për ruajtjen e rendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)