Kuq e Zi, protestë para Parlamentit
Tiranë, 28 qershor - Aleanca Kuq e Zi po zhvillon një protestë para selisë së Parlamentit shqiptar, në Tiranë.
Kërkojmë që të mos votohet projekt/ligji i regjistrimit, pasi ai bie ndesh me interesat tona, kanë deklaruar aktivistët që po drejtojnë protestën.
Protesta para ndërtesës qeveritare është zgjedhur për të bërë thirrje që të mos votohet projekt/ligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike.
Ata kanë bërë thirrje që Parlamenti të votojë vendimin e popullit dhe kanë paralajmëruar se do të kërkojnë ndryshime kushtetuese.