05 Maj 2024

Kuper shkon të bindë Serbinë për bisedime me Kosovën

Beograd, 30 shtator - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, do të vizitojë Beogradin në fillim të javës së ardhshme.

Kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se me diplomatin evropian “nuk do të bisedohet vetëm për problemet në dialog, por edhe për atë se si të zgjidhet kriza akute”.

“Iniciativa jonë, pavarësisht kritikave, është pozitive dhe ka vetëm një qëllim: të gjejë atë kalimin e ngushtë, nëpër të cilin duhet të kalojë Serbia, duke mbrojtur integrimet e saj evropiane dhe, në të njëjtën kohë, duke vazhduar dialogun me Prishtinën dhe duke siguruar të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka deklaruar se bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë, sepse, sipas tij, “ato janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e vendkalimeve në Bërnjak dhe Jarinje”.

Në fakt, Kuper shkon në kryeqendrën serbe për ta bindur Beogradin zyrtar që të kthehet pranë tavolinës së bisedimeve me agjendën e përcaktuar më parë nga BE ja.

Aktualisht Prishtina për BE në është krejt OK dhe e gatshme për bisedime. Megjithatë ka shqetësime në Prishtinë rreth ndryshimit eventual të agjendës së bisedimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)