09 Janar 2025

Kupchan: Serbia me qëndrim më fleksibil ndaj Kosovës

Bruksel, 9 mars - Analisti dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie-politike, Charles Kupchan, thotë se dhënia e kandidaturës për Serbinë ka treguar se Beogradi e ka kuptuar që integrimi më i shpejtë me Evropën kërkon një qëndrim më fleksibil ndaj çështjes së Kosovës.

Kupchan pohoi se pavarësisht shqetësimeve për shkak të krizës financiare në eurozonë, anëtarët e BE-së nuk kanë hequr dorë nga anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëveshja me të cilën është mundësuar që emri i Kosovës mund të përdoret në takimet ndërkombëtare është vetëm një dëshmi më tepër se gjërat po lëvizin në drejtimin pozitiv. Gjithashtu konsideroj se shansi për anëtarësimin e Serbisë në BE do të përshpejtojë procesin e zgjidhjes së konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Kupchan në një intervistë për \"Zërin e Amerikës\" në serbisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)