12 Janar 2025

Kullashi dorëzoi letrat kredenciale si ambasador jorezident në Andorre

Andorra la Vella, 6 qershor - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi u prit dje në selinë e Qeverisë së Andorrës nga ministri i Punëve të Jashtme, Gilbert Saboya Sunyé.

Ne nje bisede njeoreshe, ambasadori Kullashi e njoftoi se pari ministrin me rrjedhat aktuale politike e ekonomike ne Kosove, si dhe lidhur me Marreveshjen me Serbine.

Ministri Sunyé theksoi se Andorra e vlereson larte kete marreveshje, aq me teper pse kjo marreveshje konfirmon pritjet dhe shpresat e Andorres per normalizim te raporteve midis shteteve te Ballkanit.

Me pas, ministri theksoi se Andorra, gjate presidences gjashtemujore ne Keshillin e Evropes, eshte orvatur te mbeshtese kerkesat per bashkepunim me Kosoven. Ai shtoi se vendi i tij do ta mbeshtese Kosoven edhe prane organizmave tjera nderkombetare. Ne fund, Sunyé luti ambasadorin Kullashi qe t\'ia percjell pershendetjet ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves, Enver Hoxhaj.

Ne mesdite, ambasadori Kullashi mori pjese ne ceremonine e dorezimit te letrave kredenciale si ambasador jo-rezident ne Andorre. Selia e Princit dhe Ipeshkvit Vives Sicilia ndodhej jashte Andorres, ne territorin e Spanjes ne qytetin La Seu d\'Urgel.

Ne kete ceremoni ishin te pranishem edhe ministri i Puneve te Jashtme, sekretarja e Pergjithshme, Garcia Moyano dhe perfaqesuesi personal i Princit, Joseph M. Mauri.

Ambasadori Kullashi pati nje interviste te shkurter per kanalin televiziv te Andorres. Gazetari i ketij kanali beri kete pyetje: Andorra ju ka njohur si shtet i pavarur, nderkaq Spanja ende nuk e ka bere kete. Si e komenton i qendrimin e Spanjes?

Ambasadori Kullashi theksoi se Kosova me vemendje ka percjell reagimet qe kane ardhur nga Spanja lidhur me njohjen e Kosoves dhe eshte orvatur te kuptojme shkaqet politike qe ben qe Spanja te shtyje njohjen e Kosoves. Ai shtoi se konteksti i pavaresimit te Kosoves eshte dukshem i ndryshem nga situata ne Spanje.

\"Ne rastin e pare kemi te bejme me shperberjen e nje Federate nga cila dolen disa shtete, se kendejmi Kosova nuk eshte ndonje perjashtim ne kete kontekst. Ne shpresojme se Spanja do ta njeh Kosoven dhe se ne kete menyre ajo do te kontribuonte ne unitetin e BE-se, se paku ne rrafshin e politikes se saj te jashtme\", ka thene ambasadori Kullashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)