11 Janar 2025

Kullashi, ambasador jo-rezident në Principatën e Monakos

Monako, 22 janar - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, i dorëzoi letrat kredenciale në cilësinë e ambasadorit jo-rezident të Republikës së Kosovës në Principatën e Monakos.

Në një ceremoni shtetërore të zhvilluar në rezidencën zyrtare, ambasadori Kullashi ia dorëzoi letrat kredenciale Princit të Monakos, Alberti II, në praninë e autoriteteve të larta, ndër të cilët dhe këshilltari për Marrëdhënie me Jashtë, José Badia.

Të njëjtën ditë, letrat kredenciale, Princit Alberti II, ia kanë dorëzuar edhe ambasadori i Holandës dhe ambasadori i Nigerisë.

Akreditimi i ambasadorit Kullashi në Principatën e Monakos, është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Principatës së Monakos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)