14 Janar 2025

Kulla e Eiffelit sot kremton 125 vjetorin

Paris, 30 mars - Atraksioni i patejkalueshëm në Paris, Kulla e Eiffelit sot kremton 125 vjetorin kur më 30 mars 1889 inxhinieri Gustav Eiffel përfundoi punimet në këtë pirg metalik të cilin tani brenda një vitit e vizitojnë më shumë se 5,5milionë turistë, transmetojnë medie franceze.


Kulla në vitin 1889 u ndërtua si eksponat për Ekspozitën botërore me rastin 100 vjetorit të Revolucionit francez. Deri në vitin 1930 kulla ka qenë objekti më i lartë në botë, 300 metra pa antenë. 


Kulla e Eiffelit është përuruar më 31 mars 1889 e solemnisht është hapur më 6 maj të atij viti.


Struktura është e përbërë nga 18.038 pjesë hekuri të ndërlidhura me 2,5 milionë gozhdë. Gjatë kohës së ndërtimit, falë masave të sigurisë që i kishte ndërmarrë Eiffel, është vrarë në punë vetëm një punëtor që për atë kohë ka qenë arritje e jashtëzakonshme.


Struktura metalike është e rëndë 7.300 tonë e deri në majë janë 16.665 shkallë.
Çdo shtatë vjet, për shkak të ndryshkut, e gjithë struktura ngjyroset. Kohë pas koha ngjyra i ndryshohet e aktualisht Kulla është me ngjyrë kafeje.


Varësisht nga kushtet atmosferike, maja e Kullës prej vertikales mund të largohet tetë centimetra nga anë e Diellit. Largimi ndodh për shkak të ngrohjes së metalit në anën e Diellit dhe në hije.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)