10 Janar 2025

Kukan: Serbia ta harrojë Kosovën, nëse do BE-në

Bruksel, 29 shtator - Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ia ka bërë të qartë Beogradit se nëse do integrimin e BE, Serbia duhet ta harrojë Kosovën.

“Nuk ka kushte të reja për bisedime dhe nuk do të ndryshojnë rregullat. Pres që do të sqarohet se çka do të thotë normalizim i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore.

Kukan këto komente i ka bërë lidhur me atë se çfarë do të përmbajë raporti i Komisionit Evropian që do të publikohet më 10 tetor, duke thënë se raporti do të përmbajë udhëzime për integrimin e Serbisë në BE, shkruan gazeta serbe “Politika”.

Ai gjatë një takimi me gazetarët e mediave serbe ka thënë se BE-ja kërkon të shoh një përparim të theksuar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, të dy palët tash duhet të definojnë çfarë presin nga dialogu politik në nivelin më të lartë dhe kush do të jetë në krye të palëve negociuese, kurse përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Catherin Ashton, është shprehur e gatshme të jetë ndërmjetësuese në këtë proces.

Mirëpo, Kukan e ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të llogaris se mund të bëhet e pjesë e BE-së nëse do të vazhdojë të aspirojë edhe Kosovën edhe BE-në.

“Dihet se Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të BE-së, por atë e kanë njohur 22 vende, që është një shumicë absolute. Ato Kosovën e shohin si shtet të pavarur dhe në atë mënyrë sillen. Kështu që Serbia nuk mund t’i ketë të dyja (Kosovën dhe BE-në).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)