08 Janar 2025

Kukan: Në BE askush s`e merr seriozisht idenë e ndarjes

Bruksel, 7 shkurt - Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka deklaruar se idetë për ndarje të Kosovës nuk janë asnjëherë temë diskutimi në Parlamentin Evropian.

“Mund t`ju siguroj se kjo nuk është një çështje diskutimi në ndonjë instancë të Parlamentit Evropian, qoftë nëpër Komisione ose grupe pune. Thjesht kjo nuk është në axhendën dhe as në tavolinën e bisedimeve të Parlamentit Evropian."

"Kjo ndodhë sepse ne nuk besojmë dhe nuk mendojmë se duhet humbur kohë në këso lloj diskutimesh, sepse askush nuk e merr seriozisht këtë çështje. Dhe sa herë flasim për Kosovën, flasim për të në vijat ose kufijtë e saj që ekzistojnë sot. Siç thashë ndoshta ka disa zëra, që shprehin thjesht mendimet e tyre personale por kjo çështje nuk diskutohet në Parlamentin Evropian” ka thënë Kukan.

Ai madje shprehet i bindur se tema e ndarjes nuk është hapur as në Komisionin Evropian e as në Këshillin e Evropës.

“Me sa di unë, është e njëjta situatë në të gjitha institucionet evropiane, sa i përket Komisionit dhe Këshillit Evropian, nuk mendoj se kjo është një çështje që merret dhe diskutohet seriozisht. Sipas informacioneve që kam, situata është e tillë në të gjitha institucionet evropiane”, ka shtuar Kukan.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)