26 Dhjetor 2024

Kukan: Mbështetja politike për hetimet e EULEX-it e nevojshme

Prishtinë, 15 korrik - Kryetari i Delegacionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian Eduard Kukan, në takimin e djeshëm me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mbështeti plotësisht përpjekjet e EULEX-it për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai gjithashtu pranon sfidën e Krasniqi që është duke u përballur në ruajtjen e autonomisë së Kuvendit të Kosovës.

\"Parimi kyç i një demokracie funksionale është se askush nuk është mbi ligjin. Roli i imunitetit në një vend demokratik nuk është për të mbrojtur një ligjvënës individual, por për të mbrojtur institucionin legjislativ në emër të popullit\" tha zoti Kukan.

Ai shtoi: \"Unë jam i sigurt se institucionet e Kosovës do të mbështesin plotësisht përpjekjet e EULEX-it për hetimet në vazhdim në mënyrë që çështja do të trajtohet në mënyrë të përshtatshme\".

Eduard Kukan shprehu shpresën e tij se zoti Krasniqi do të ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar mbështetje në Kuvend në rast se një kërkesë për heqjen e imunitetit vjen nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

\"Unë mendoj se dështimi i Parlamentit për të lejuar hetimet e veprave të supozuara penale të deputetëve mund të jenë shkatërruese për imazhin ndërkombëtar të Kosovës\" shtoi Eduard Kukan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)