25 Dhjetor 2024

Kukan dhe Krasniqi miratuan deklaraten e përbashkët

Prishtinë, 20 maj - Sesionin e dytë të takimit të 4-t ndërparlamentar, Parlamenti Evropian - Kosova, e ka hapur sot, Eduard Kukan, kryetar i  Parlamentit Evropian, i cili e ka vlerësuar të suksesshëm sesionin e djeshëm dhe është shprehur optimist se do të arrihen rezultate edhe në këtë sesion, në përfundim të të cilit do të miratohet  deklarata e përbashkët e dy kryetarëve.

Referuese e parë në temën: Perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës, ka qenë  eurodeputetja, Jutta Steinruck.

Steinruck Ka theksuar se gjatë dy ditëve në Kosovë ka parë varfëri, ndërkaq ka tërhequr vëmendjen se politikanët duhet të bëjnë më shumën për jetë më të mirë të qytetarëve.

Ajo e ka vlerësuar të brishtë gjendjen ekonomike në Kosovë, sidomos në kushtet e krizës ekonomike globale, e cila bën që të ketë më pak investime të huaja në ekonominë e vendit.

\"Duhet të punohet për shkollim dhe punësim më të madh të të rinjeve dhe për krijimin e mjedisit të përshtatshëm biznesor.” Nuk duhet të prisni gjithçka nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, por duhet të bëni vetë më shumë për vetën tuaj”, ka porositur ajo.

Antonio Cancian ka mbajtur qëndrim që për zhvillim të shpejtuar të vendit nuk mjafton tregu nacional, por një treg më i gjerë rajonal.

Ai u ka sugjeruar autoriteteve të Kosovës, ndërkaq, që paraprakisht duhet t’i qartësojnë idetë për zhvillim, të miratojnë legjislacion të mirë dhe monitorojnë të gjitha fushat e investimeve dhe të shpenzimit të parasë.

Anëtarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti  dhe Industri, Myzejene Selmani, ka theksuar bllokimin e mallrave të Kosovës, me gjithë anëtarësimin e vendit në CEFTA dhe ka ftuar që Kosova të ndihmohet për zhvillim më të shpejtë dhe për krijimin e mjedisit të shëndoshë biznesor.

Jellko Kacin ka përkujtuar kohërat kur shumë produkte cilësore të  Kosovës gjenin vend në treg. Ai ka theksuar se ka vend që shumë produkte të tilla, si verërat e Kosovës, rishtas mund të afirmohen në tregjet e vendeve të rajonit dhe të Evropës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pohuar gjendjen jo të mirë të ekonomisë, por ka theksuar gjithashtu  përparësitë e Kosovës për zhvillim, si: infrastruktura e mirë ligjore për biznes, siguria e mirë në vend, politika e favorshme fiskale etj.

Ai ka ngritur, ndërkaq edhe shqetësime për defektet që e kanë përcjellë procesin e privatizimit në Kosovë, ndërprerjen e preferencave tregtare për Kosovën dhe mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Doris Pack ka pasur vërejtje serioze për moszhvillimin e duhur të bujqësisë në Kosovë, lëmë  ky që kërkon pak investime, nuk varet shumë nga importi, dhe punëson numër relativish të madh të fuqisë punëtore. 

Për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin më  të gjerë rajonal, ka raportuar Jellko Kacin (raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian). 

Ai e ka quajtur shumë pozitiv dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kurse ka thënë se skenat e protestave në Kosovë, gjatë vizitës së zStefanoviq në Kosovë, kanë  përçuar mesazhe jo të mira për vendin.

 Albin Krti i ka quajtur të dëmshme bisedimet me Serbinë për shkak të asimetrisë së tyre dhe për faktin që bisedohet me Serbinë për Kosovën. Ai tutje ka përkujtuar lëshimet e Kosovës në Rambuje dhe në Vjenë, duke shtuar se për shkak të koncesioneve që priten të bëhen, Kosova do të bijerë nën Planin e Ahtisarit.

Ai e ka kritikuar BE-në për lëshimet që i bën Tadiqit, në emër të anëtarësimit të Serbisë në BE, duke theksuar se Serbia që nga koha e Pashiqit konfliktet historike me shqiptarë i projektojnë si të natyrës, kurse konfliktet etnike i projektojnë si konflikte kulturore.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian,  Ulrike Lunacek, duke e mbështetur dialogun e ka garantuar z. Kurti dhe të tjerët se BE-ja  nuk do të lejojë ndarjen e Kosovës as krijimin e ndonjë “Republika Serbska “ në Kosovë.

Në përfundim të takimet të dy delegacionet kanë  miratuar një deklaratë të përbashkët të të dy kryetarëve, Kukan dhe Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)