10 Janar 2025

Kukan dhe Kacin kërkojnë nga Serbia lirimin e Hasan Abazit

Bruksel, 11 prill - Udhëheqësit e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, Eduard Kukan dhe Jelko Kacin, në një letër dërguar kryeministrit të Serbisë, Mirko Cvetkoviç, kanë shprehur shqetësim për arrestimin e shqiptarit nga Kosova, Hasan Abazi, më 28 mars, në vendkalimin në Konçul dhe kanë kërkuar lirimin e tij.

Sipas vlerësimit të tyre, mbajtja në paraburgim e kryetarit të Sindikatës së pavarur të punëtorëve metalikë të Kosovës, Hasan Abazi, krijon “shqetësim serioz në aspektin e pavarësisë së institucioneve shtetërore dhe sundimit të ligjit në Serbi”.

“Sipas informacioneve tona, Abazi, në 48 orët e para është mbajtur ilegalisht në paraburgim, dhe nuk i është lejuar të takohet me avokatin e tij e as me anëtarët e familjes së tij.Paraburgimi i Hasan Abazit është hap në drejtim të gabuar”, theksohet në letrën e Eduard Kukanit dhe Jelko Kacinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)