Kuçi: Kosova më infrastrukturë dhe legjislacion e gatshme për UE
Budvë, 20 dhjetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në forumin ministerial të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme, të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Unionit Evropian - i cili po mbahet në Budvë të Malit të Zi nën organizim të presidencës së radhës së Republikës së Lituanisë.
Në këtë forum, para prezencës së përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe homologëve ballkanik, Zëvendëskryeministri Kuçi ka folur për reformën në drejtësi të ndërmarrë nga Republika e Kosovës, e cila sipas rëndësisë së saj është ndalur në ndërtimin dhe kompletimin e arkitekturës së drejtësisë.
Ndërtimi i kornizës legjislative dhe kompletimi i saj në standardet e përcaktuara nga Unioni Europian, mbetet qëllim parësor i yni dhe bashkë me këtë, kompletimi i infrastrukturës moderne të cilën po e ndërton Kosova. Në një periudhë më të shkurtër se trevjeçare gjatë mandatit tim si Ministër, kemi draftuar dhe kompletuar rreth 40 ligje moderne dhe kompatibile në fushën penale dhe atë civile, që do ti mundësojnë organeve kompetente rritje të efikasitetit.\"
\"Me kompletimin e këtyre dy mekanizmava dhe si faktorë të tretë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë fundamenti i ndërtimit të shtetit modern të Kosovës. Veç të tjerash ne mbesim ngushtësisht të lidhur me fuqizimin e kapaciteteve humane për një gjyqësor dhe sistem prokurorial shumë efikas që do ti mundësoj Kosovës të rrisë produktivitetin drejt fuqizimit të kësaj lufte, ka thënë Kuçi.
Ai ka përmendur edhe mekanizmat që funksionojnë në Kosovë në fushën e luftës kundër korrupsionit duke paraqitur dhe të dhëna përkatëse. Gjithashtu, Ministri Kuçi ka potencuar edhe bashkëpunimin rajonal me vendet fqinje dhe ato të UE-së në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, rolin e EULEX-it në cilësi të këshilldhënies, përfundimin e mandatit të saj, relacionet me EUROJUST, pastaj themelimin e profesioneve të lira të drejtësisë për herë të parë ne Kosovë, si noteria, ndërmjetësimi, arbitrazhi dhe përmbarimi privat.
Në margjina të ministerialit Ballkani Perëndimor - UE, Zëvendëskryeministri Kuçi ka zhvilluar edhe disa takime biletarale me homolog të vendeve të rajonit si dhe me Zëvendësministrin e Drejtësisë së Italisë, ku janë dakorduar për fuqizimin e ndihmës së ndërsjellë juridike, pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën juridike penale, muaj më parë në Prishtinë.
.