05 Maj 2024

Kuçi kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Gjenevë, 20 nëntor - Në ditën e dytë të punimeve të samitit 13-të, të Forumit Crans Montana, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ishte panelist dhe mbajti fjalim me temën “Kosova qeverisja globale dhe korrupsioni”.

Në kuader të prezantimit, ministri Kuçi prezentoj të arritura dhe sfidat e Kosovës në fyshën e integrimit, demokratizimit, anëtarsimit në organizata ndërkombëtar, sundimit të rendit e ligjit, dialogut teknik me Serbinë, ekonomisë, strategjisë antikorrupsion dhe veriut të Kosovës.

Sa i përkët veriut të Kosovës, Zëvendëskryeministri Kuçi tha: “Çështja e veriut të Kosovës mbi të gjitha është çështje e rendit dhe ligjit, e ndaljes se kontrabandes dhe trafikimit ilegal, e krimit të organizuar që funksionon në emër të një “kauze” e që mbështetet nga qarqe në Serbi”.

Në vazhdim të fjalimit të tij në këtë samit, ministri Kuçi, audiencës se përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, ju drejtua me ftesën që ato vende që nuk e kanë njohur Pavarësin e Kosovës, ta bëjnë atë, sepse Pavarsia e Kosovës është dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti, sigurie dhe ka rritur nivelin e bashkëpunimit rajonal.

Në përfundim të vizitës, Zëvendëskryeministri Kuçi realizojë takime të veçanta me përsonalitete të shumta, si dhe takoi bashkëatdhetarë të shumtë që jetojnë në Zvicër.



  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)