26 Dhjetor 2024

Kuçi kërkoi në Bruksel mbështetje për anëtarësim në BERZH

Bruksel, 14 korrik - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel, ka pasur një drekë punë me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, me të cilin kanë biseduar për çështjen e rrugëtimit të Kosovës në BE, për tema të veçanta për Raportin e Progresit dhe për mundësin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri Kuçi kërkoi mbështetjen e Komisionit Evropian  dhe mundësin e trajtimit të Kosovës në mënyrë të barabartë në këtë proces të integrimit.

Zëvendëskryeministri Kuçi po sot takoi edhe Martin Selmayr, shef i stafit të Zëvendës Presidentit të KE-së dhe komisioneres për Drejtësi, Vivien Reding.

Në këtë takim, ministri Kuçi prezantoi të arriturat e Kosovës në fushën e drejtësisë, nxjerrjen e ligjeve në përputhje me standardet e BE-së, reformën për një sistem të pavarur gjyqësor, për bashkëpunimin me EULEX-in, për ngritjen e kapaciteteve për rend dhe ligj, si dhe për nevojën e vendosjes se rendit e ligjit dhe sistemit gjyqësor të plotë në komunat veriore të Kosovës.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Kuçi tha së Kosova është e përkushtuar të ndërtojë një shtet modern me demokraci të bazuar në rend dhe ligj dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit me KE-në, për fushën e reformimit në drejtësi.

Në anën tjetër zoti Selmayr shprehi admirimin për të arriturat në Kosovë dhe gatishmërinë për të përkrahur sistemin e drejtësisë së Kosovës, në rrugën e ndërtimit dhe reformimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)