25 Dhjetor 2024

Kuçi ftohet në konferencën e Ministrave të Ballkanit

Prishtinë, 21 mars - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Jozef Hlep.

Në këtë takim, ambasadori Hlep përcjelli ftesën e ministrit të Drejtësisë së Sllovenisë, Alesh Zalar, për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, me 14 dhe 15 prill të këtij viti.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, pranoi me kënaqësi ftesën e homologut të tij slloven dhe konfirmoi pjesëmarrjen në këtë konferencë, në të cilën do të bisedohet për nevojën e ngritjes së një sistemi efektiv në fushën e luftimin të krimit të organizuar, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)